Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Transferimi i Paqaradës të Kolni drejt dështimit

Gazeta10
30 March 2023 - 17:08

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada pas përfundimit të këtij sezoni mund të mbetet pa skuadër.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, transferimi i Paqaradës të Kolni mund të dështojë.

Paqarada kishte arritur marrëveshje me Kolnin gjatë muajit janar për një transferim në merkaton e verës, por Kolni mund të dënohet nga FIFA, për një transferim të parregullt nga Sllovakia.

Nesë një gjë e tillë konfirmohet nga gjykata e arbitrazhit sportiv, atëherë skaudrës së Kolnit do t’i bllokohet merkato dhe mbrojtësi i Kosovës nuk do të mund t’i bashkohet kësaj skuadre dhe do të mbetej futbollist i lirë.

28-vjeçari është aktualisht pjesë e skuadrës St.Pauli që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Mbrojtësi i krahut të majtë deri më tani këtë edicion ka kaluar nëpër një formë mjaft të mirë në Bundesliga 2, ku ka arritur të shënojë një gol dhe të kontriboojë me shtatë asistime në 23 ndeshje.

Paqarada u rikthye te Kosova në grumbullimin e marsit, pas një mungesë dyvjeçare në kampin e “Dardanëve”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.