Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre arratisje? / Avokati Musa: I arratisur është vetëm Faton Hajrizi, një arratisje e dy shmangie

Gazeta10
09 Korrik 2024 - 20:35

Tri arratisje të njëpasnjëshme ndodhën vetëm brenda një periudhe dy mujorshe në Kosovë.

I pari që i priu “kësaj valle” të ikjes nga vuajtja e dëimit ishte pikërisht Enver Sekiraqa, emër ky i njohur ndër vite për organet e hetuesisë dhe të drejtësisë në Kosovë.

Një ikje “spektakolare” të organizuar mirë e mirë e bëri më 6 korrik i burgosuri tjetër, Faton Hajrizi.

Vazhdës së ikjes në Kosovë së fundi iu bashkua edhe një serb.

Marko Roshiq është njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit të njohur serb të veriut, Oliver Ivanoviq.

Avokati kosovar Skender Musa në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, duke i komentuar arratisje te fundit ka thënë se i  arratisur është vetëm Faton Hajrizi, Sekiraqa e Roshiq nuk ishin të burgosur.

“Janë tri raste, një arratisje dhe dy shmangie nga vuajtja e dënimit. Vetëm një arratisje e kemi, është arratisja e Faton Hajrizit. Këto dy tjerat nuk janë arratisje ngase nuk kanë qenë të burgosur. Ata kanë shmangie nga vuajtja e dënimit”, ka thënë Musa. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.