
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, ku vetura një vetura nga rënë nga rrethrrotullimi në lagjen Lakrishtë.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta10 zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar së të njëjti janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahemti.
Më tej ajo ka theksuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.