Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre persona zhduken në 24 orët e fundit në Kosovë

Gazeta10
21 February 2024 - 9:12

Tre persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në rastin e parë një burrë nga Prishtina u largua nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Podujevë u zhduk një grua.

“Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Edhe në Fushë Kosovë një burrë doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.

“Fushë Kosovë  15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.