Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tre shtëpi në Ranilluk sulmohen me granatë dore, policia po heton rastet

Gazeta10
23 September 2023 - 12:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pas mesnate, konkretisht në orën 02:30, janë regjistruar tre sulme me grantë dore në tre lokacione të ndryshme në Ranilluk.

Në njoftim bëhet e ditur se sulmet kanë ndodhur në oborret e shtëpive të serbëve që jetojnë në Ranilluk dhe se për rastet është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit ndërsa ato po konsiderohen si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti i patë, sipas forcave të rendit ndodhi në fshatin Gllogoc të Ranillukut.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr” – thuhet në njoftim.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Ranilluk.

“Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës” – njoftoi policia të shtunën.

“Ranilluk 22.09.2023 – 02:30. Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore), por ajo nuk kishte shpërthyer. Njësiti për deminim ka larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes” – thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.