Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kandidatët nga diaspora tregues i bashkimit, Rama: Isak Neziri është një figurë e nevojshme për PDK-në

Gazeta10
12 November 2024 - 22:33

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Fidan Rama, teksa ka komentuar kanditatët potencialë të PDK-së për deputetë, ka thënë se kandidimi i Bedri Hamzës si kryeministër ka arritur të bëjë bashkë këtë parti para zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë.

“PDK-ja, ajo që mund të shoh ditëve të fundit është se e ka rikthyer një lloj sentimenti që janë bashkë përkundër  diskutimeve të shumta që janë bërë se ka dy-tri grupe që kanë mospajtime”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka theksuar se tregues më i mirë i bashkimit të PDK-së janë edhe kandidatët për deputetë nga diaspora, siç janë Isak Neziri dhe Ragip Xhaka, të cilët sipas tij, kanë bërë punë të jashtëzakonshme në diasporë.

“Ky tregues është parë më së mirë edhe në diasporë. Ne e kemi zyrtarisht të prezantuar Isak Nezirin nga kandidati Bedri Hamza. Neziri është një afarist i suksesshëm që operon në Gjermani dhe është tash e disa vjet pjesë e PDK-së. Mendoj që është një figurë interesante, një figurë e nevojshme për këtë strukturë, i cili ka bërë punë të jashtëzakonshme në diasporë. Pra, Isaku bashkë me Ragip Xhakën do të jenë deputetët e ardhshëm të PDK-së”, ka thënë Rama.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.