Lajme

Trekëndëshi i Weimarit e lidh finalizimin e dialogut me rrugën integruese për në BE

Gazeta10
16 Shtator 2022 - 19:28

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Tri vendet anëtare të BE-së, Gjermania, Franca dhe Polonia, i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila u hap rrugën dyja vendeve në rrugën e integrimit në familjen evropiane. Këto vende që janë pjesë e trekëndëshit të Veimarit kanë kërkuar liberalizimin e shpejtë të vizave për kosovarët. Shpeshtimi i thirrjeve dhe i vizitave të emisarëve dhe diplomatëve të përfshirë në dialog, po shihet si finalizim i bisedimeve mes dy vendeve, shkruan Kanal10.

Gjermania Franca dhe Polonia i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen për arritjen e marrëveshjes finale.

Përmes një deklarate të përbashkët trekëndëshi i Veimarit kanë kërkuar gjithashtu liberalizimin e shpejtë të vizave për kosovarët.

“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë.

Tri vendet anëtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se ato janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit.

Shpeshtimi i thirrjeve për një marrëveshje përfundimtare dhe i vizitave me apo pa paralajmërim i emisarëve dhe diplomatëve tjerë të përfshirë në procesin e dialogut, nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtarë po vlerësohet si fazë që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë duke shkuar drejt fundit.

Ata kanë paralajmëruar edhe takime të tjera mes udhëheqësve të dyja vendeve negociatore.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dritëro Arifi, vlerëson se është koha që BE-ja të tregoj qartë se cili është përfundimi i dialogut.

Ndërkaq futja e dialogut në një tjetër dimension të ri sipas njohësve do të konvenonte presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Takimi i fundit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Alexandër Vuçiq u mbajt me 18 gusht në Bruksel, derisa në vizitën e paparalajmëruar bërë Kosovës më 15 shtator, emisari për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se një nga arsyet e takimit me kryeministrin Kurti ka qenë edhe ajo për përgatitjen e një takimi të ri me presidentin serb Vuçiq. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.