Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça ’89 arrin transferimin e Gentrit Dumanit

Gazeta10
17 January 2023 - 11:54

Trepça ’89 ka bërë transferimin e parë në afatin kalimtar të janarit.

Gentrit Dumani nga sot do të jetë pjesë e skuadrës nga Mitrovica.

Një gjë të tillë, Trepça ’89 e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gentrit Dumani i u bashkohet familjës bardhëegjelbërt. Dumani luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe ka një karier të pasur në Futbollin Kosovar, ai ka luajtur në ekipe të ndryshme në Futbollin Kosovar si KF Flamurtari, KF Drenica, KF Malisheva dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës. Gentritit i urojmë shum suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, thuhet në njfotimin e klubit.

Dumani vjen te Trepça ’89, pas një aventurë gjashtëmujore që e kishte te Prishtina.

29-vjeçari do t’i bashkohet 89-shit në fazën përgatitore që kjo skuadër po e mban në Shqipëri.

Trepça ’89 stinorin vjenshor në Superligën e Kosovës e mbylli në pozitën e nëntë në tabelë me 19 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.