
Trepça ’89 ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale rreth paraqitjes së një ankese në drejtim të Komisionit të Garave të FFK-së pas eleminimit nga Kupa e Kosovës prej Feronikelit ’74.
Në atë ankesë, mitrovicasit kanë akuzuar Feronikelin ’74 për aktivizimin e lojtarëve që nuk janë të regjistruar konform rregullave të FFK-së.
Këtë të shtunë, Trepça ’89 ishte mysafire e Feronikelit ’74, me ndeshjen që u luajt në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e që përfundoi në të mirë të vendasve me rezultat minimal 1-0.