Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas fitores kundër Vëllaznimit

Gazeta10
15 February 2023 - 19:17

Trepça është gjymsëfinalisti i parë i Final Eight Kupës së Kosovës, pas fitores që e arritën kundër Vëllaznimit me rezultat 81:56

Në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Mizahir Isma”, skuadra nga Mitrovica e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe arriti një fitore më se të merituar.

 Basketbollistët e Trepçës prej fillimit të ndeshjes dominuan ndaj Vëllaznimit, duke bërë që vazhdimisht të jetë në ndjekje të rezultatit. Çerekun e parë, Trepça e mbylli me 17 pikë epërsi (32:15), ndërsa në të dytin e thelloi edhe më shumë avantazhin, i cili shkoi në 23 pikë dallim.

Dominimin Trepça e vazhdoi edhe në çerekun e tretë, të cilin e përfundoi me 29 pikë epërsi, ndërsa në periudhën e fundit nuk e pati të vështirë ta mbajë epërsinë dhe ta eliminojë Vëllaznimin nga gara.

Më të dalluarit ishin Andrew Gordon e Mikaile Tmushiq me nga 13 pikë të shënuara secili, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Erjon Kastrati (12) e Will Daniles (12). Të Vëllaznimi vetëm dy basketbollistë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Jahii Carson pati 18 pikë, ndërsa Damonte Dodd shtoi 11 sosh, por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen e thellë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.