
Në prag të shënimit të tre vjetorit të themelimit të televizionit Kanal10, tre themeluesit e këtij televizioni, Arben Ahmeti, Fidan Rama dhe Kushtrim Sadiku janë mysafirët e sotëm të emisionit veror “Vera10”.
Drejtori i televizionit të gazetarëve, Arben Ahmeti gjatë emisionit ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë ndaj të gjithë punëtorëve të Kanal10, duke thënë se ai ka një simpati dhe dashni të veçantë ndaj tyre.
“Janë më të rëndësishëm sesa unë, Fidani, Kushtrimi dhe të gjithë ne”, tha drejtori Ahmeti. /Gazeta10/