Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Triumfon mbrojtja: Trupi gjykues lejon vizitat e telefonatat për ish-krerët e UÇK-së

Gazeta10
02 December 2023 - 17:39

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ka triumfuar ndaj Prokurorisë së Gjykatës Speciale.

Gazeta Nacionale nga burimet e saja ka mësuar se trupi gjykues ia ka refuzuar kërkesën prokurorisë që të kufizohen vizitat e telefonatat për Hashim Thaçin, Kadri Veslit dhe Rexhep Selimin, të cilët po mbanë në paraburgim, të cilët po mbahen në paraburgim prej vitesh në Hagë. 

Javën e kaluar, gazeta Nacionale ka raportuar se edhe zyrtarisht janë zbuluar arsyet pse Gjykata Speciale e Hagës i ka ndaluar vizitat dhe telefonatat për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim. 

Sipas një parashtrimi të cilin e ka parë Gazeta Nacionale, aty thuhet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, kanë zbuluar detaje të dëshmitarëve për vizitorë. Bisedat e tyre me vizitorë janë të incizuar. 

Kjo është shfrytëzuar si arsyetim nga Prokuroria e Hagës që krerëve të UÇK-së të iu ndalohen vizitat dhe komunikimet me telefon, raporton Nacionale.

Hashim THAҪI, Kadri VESELI dhe Rexhep SELIMI (“Tre të akuzuarit”) kanë shkelur urdhrat e Trupit Gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose duke shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (‘SPO’) kanë zbuluar gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të penguar procedimet, duke përfshirë lëshimin e udhëzimeve se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët dhe planifikimin e qasjeve ndaj dëshmitarëve”, thuhet në hyrje të parashtrimit.

“Masat e kërkuara janë të nevojshme për të adresuar rrezikun konkret të (a) përpjekjeve të paligjshme për të ndërhyrë me dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre; (b) shpërndarjen nga Qendra e Paraburgimit të informacionit të dëshmitarit të mbrojtur, duke përfshirë dëshminë konfidenciale të dhënë në këtë rast; dhe (c) kërcënime të mëtejshme ndaj integritetit të procedurës. Masat e kërkuara janë mjetet më pak kufizuese për të arritur objektivat e nevojshme”, thuhet në këtë parashtrim që e ka parë Nacionale.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët e mbrojtur janë paraqitur e kanë treguar se vizitorë që kishin qenë në periudha të ndryshme në Hagë, ishin afruar tek ata duke synuar të komunikojnë.

Shumë dëshmitarë të mbrojtur në këtë rast kanë raportuar se janë afruar nga persona që tentojnë të pengojnë ose ndikojnë në dëshminë e tyre. Siç përshkruhet më poshtë, në një numër rastesh, këto qasje u treguan se ishin drejtuar nga një ose më shumë nga tre të akuzuarit dhe/ose personat që i kishin vizituar ata në Hagë. Në bazë të autorizimit gjyqësor nga gjyqtari i vetëm, PSP-ja ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vizita jo të privilegjuara të tre të akuzuarve në Qendrën e Paraburgimit (‘Incizime’)”, thuhet në parashtrim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.