
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 euro (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës.
Po ashtu qeveria ka miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 euro (dyzetetetë mijë e dyqindegjashtëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e shtatë centë), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. “Magjistrala”./rtk