Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjatë fundjavës, më pak udhëtarë nga Kosova drejt Shqipërisë

Gazeta10
10 October 2026 - 16:15

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm, pika kufitare e Morinit vijon të jetë një nga pikat kryesore të hyrjes së qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë.

Edhe pse numri i udhëtarëve është më i ulët gjatë kësaj fundjave, lëvizjet në të dyja anët e kufirit vijojnë, shkruan RTSH.

Ndërkohë, deri në fund të këtij muaji, kalimi në pikën kufitare vijon sipas procedurave të kontrollit kufitar.

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare aplikohet procedura e përshpejtuar e kalimit, me synim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e radhëve të gjata në kufi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.