
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar sot Kosovën gjatë fjalimit të tij para Kombeve të Bashkuara, duke e përmendur ndër vendet që kanë vendosur të japin kontribut ushtarak në kuadër të Bordit të Paqes.
Trump, duke folur për përpjekjet për vendosjen e paqes në Gaza, përmendi shtetet që janë bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe që kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në atë që njihet si “Forca Ndërkombëtare Stabilizuese”.
“Dua t’i falënderoj ata që kanë vendosur të kontribuojnë me trupa dhe trajnime për të stabilizuar Gazën, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjerë”, ka thënë Trump.