Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trump e konfirmon se kontributi i Kosovës do të jetë me pjesëtarë të FSK’së në Gaza

Gazeta10
19 February 2026 - 16:46

Presidenti amerikan Donald Trump, derisa po fliste për ndihmën financiare që po japin shtetet anëtare të Bordit të Paqes për stabilizimin e Gazës, ai tha se Kosova, Shqipëria e vende të tjera do të ndihmojnë me trupa.

“Shqipëria, Kosova dhe Kazakistani do të mirëprisnin trupa dhe forca policore stabilizimin e Gazës”, tha Trump, duke shtuar: “Egjipti dhe Jordania po ashtu do të ofronin ndihmë shumë, shumë të konsiderueshme, përfshirë trajnimin e trupave dhe mbështetje”.

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes, iniciativa e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, filloi sot me përfaqësues nga më shumë se 45 vende që u planifikuan të marrin pjesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.