Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trumpi njofton 7 miliardë dollarë për Gazën nga aleatët, 10 miliardë nga Amerika

Gazeta10
19 February 2026 - 17:11

Presidenti amerikan, Donald Trump, është duke e kryesuar takimin e parë të Bordit të tij të Paqes, me çështje të pazgjidhura mbi të ardhmen e Gazës.

Ai tha se SHBA-të do të kontribuojnë 10 miliardë dollarë në Bordin e Paqes.

Kreu i shtetit amerikan nuk dha detaje specifike se për çfarë do të shkonin fondet.

Në fjalën e tij, presidenti amerikan  tha se udhëheqësit e disa kombeve, përfshirë Kazakistanin, Azerbajxhanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Marokun, Bahreinin, Katarin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Kuvajtin “kanë kontribuar të gjithë me më shumë se 7 miliardë dollarë për paketën e ndihmës”.

“Kjo është shumë mirë. Faleminderit, djema”, tha Trump, duke shtuar se “shumë të tjerë po kontribuojnë… Ky është takimi ynë i parë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.