Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Trupat e KFOR-it kryejnë stërvitje e patrullime me mjete të rënda në pjesë të ndryshme të Kosovës

Gazeta10
23 August 2024 - 19:20

Trupat e KFOR-it gjatë së premtes kanë mbajtur stërvitje të shumta në shumë pjesë të territorit të Kosovës.

Ushtarët e KFOR-it nga kombësi të ndryshme kanë kryer stërvitje me mjete të rënda në pjesë të ndryshme të Kosovës.

KFOR-i ka shpërndarë fotografi nga këto aktivitete duke deklaruar se janë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Kështu ushtarët gjermanë dhe amerikanë në lindje në Kosovës kanë kryer trajnime me helikopterë të ndihmës së shpejtë për të qenë të gatshëm për të ofruar ndihmë gjatë operacioneve të ndryshme që mund të nevojiten.

Nga ana tjetër personeli turk i KFOR-it kanë kryer patrullime në vijën kufitare me Serbinë. Në bazë të fotove të shpërndara nga NATO vërehen edhe snajperistë që vëzhgojnë terrenin.

Ndërkohë, ushtarët nga Letonia, të cilët janë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, kanë marrë pjesë në stërvitje për ngarkim/shkarkim të helikopterëve në Kampin e Novo Sellës.

Gjatë këtyre stërvitjeve, ushtarët janë trajnuar për procedurat e sigurisë për ngarkim në rast emergjence.

KFOR-i thekson se këto përpjekje janë pjesë e misionit të tyre të përditshëm për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.