
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj veprimit të mbrojtjes së afërt të kryeministrit për të penguar gazetaren Blerta Dalloshi-Berisha.
Sipas Çtakut indiferenca e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij veprimi është më e rrezikshme se vet sulmi.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në demokraci.
“Një gazetare në detyrë sulmohet nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Kurti, në praninë e tij. Indiferenca e Kryeministrit karshi sulmit ndaj Blertës, është më i rrezikshëm se vet sulmi. Kjo mendësi e rrezikshme nuk duhet të ketë vend në një demokraci”, ka shkruar Çitaku. /Gazeta10/
