Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tujani Klinaku për mësuesen që u largua nga shkolla si shkak i shamisë: Gjykata konstatoi shkelje të trajtimit të barabartë, drejtori u penalizua

Gazeta10
10 October 2024 - 0:01

Avokatja Rovena Tujani Klinaku ishte sonte pjesë e panelit mbi ndalimin e barjes së shamisë nëpër shkolla në emisionin “Pa protokoll”, në Kanal10.

Tujani Klinaku gjatë fjalës së saj përmendi rastin e mësues që u largua nga shkolla si shkak i barjes së shamisë.

“ U përmend rasti i zonjës që u largua nga puna sepse ishte me mbulesë, unë e kam vendimin e gjykatës për rastin e saj.  Gjykata ka vendosur në favor të zonjës, pra ka konstatuar se kemi një shkelje për trajtimin e barabartë, pra ajo ishte trajtuar në mënyrë diskriminuese dhe jo të barabartë”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se drejtori i asaj shkolle edhe ishte dënuar.

“Drejtori i shkollës ka marr dënim të formës penale, një vit heqje lirie”, shtoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.