Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U akuza për krime lufte, Zlatan Arsiq shpallet i pafajshëm

Gazeta10
05 February 2024 - 10:08

Zlatan Arsiq është liruar nga akuza për krime lufte.

Arsit, ish-pjesëtar i forcave policore serbe, që pas luftës ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës e i cili akuzohej për torturë, trajtim çnjerëzor, dëbim e djegie të shtëpive të shqiptarëve gjatë shkurtit dhe marsit 1999 në Kamenicë, është liruar nga akuzat sot.

Të njëjtit i është ndërprerë edhe paraburgimi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Arsiq e ka ndalur fillimisht Besim Muhaxherin dhe familjarët e tij me anë të veturës së policisë e më pas në mënyrë çnjerëzore e ka keqtrajtuar viktimën duke e rrahur shufër gome, shkelma dhe grushte duke e shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat e kanë kanosur seriozisht atë me jetë.

Në aktakuzën e ngritur në korrik 2023 thuhet se Arsiq e kishte goditur me shuplakë të dëmtuarin Muhaxheri dhe ia kishte vendosur tytën e automatikut në fyt, duke e kërcënuar me vrasje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.