Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U plagos dje nga burri i saj në Fushë Kosovë, nga QKUK flasin për gjendjen shëndetësore të gruas

Gazeta10
07 Gusht 2024 - 11:18

Të martën një grua u plagos në Fushë Kosovë. Si i dyshuar u arrestua bashkëshorti i saj dhe një person tjetër.

Viktima po trajtohet në Klinikës e Kirurgjisë Torakalë.

Drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se gjendja e gruas është stabile.

Ai tha se viktima ka lëndime në regjionin e gjoksit, në krah dhe në abdomen.

“Është në repartin tonë, dje është pranuar nga shërbimi i kujdestarisë. Gjendja e saj për momentin është stabile. Ka lëndime në regjionin e gjoksit, në krah dhe në abdomen”, tha ai.

Dje u konfirmua arrestimi i bashkëshortit, ndërsa sot Policia njoftoi se është arrestuar edhe një person tjetër.

Sipas Policisë i dyshuari i dytë e ka marrë armën që është përdorur për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

“VRASJE E RËNDË NË TENATIVË- Fushë Kosovë / 06.08.2024 – 07:33. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.