Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri është dërguar tashmë në QKUK, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.
Ish kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka reaguar për këtë rast, duke treguar se viktima është një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas tij u qëllua me 6 plumba.
Bahtiri ka shkruar se viktima u plagos prapa shpinës së tij dhe gjendjen e ka të rëndë.
“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.” – ka shkruar ai ndër të tjera.