Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

U raportua e zhdukur nga nëntori, policia kërkon ndihmë për gjetjen e Arianita Gajtanit

Gazeta10
14 January 2025 - 10:28

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një vajze nga Lipjani, e cila është raportuar e zhdukur që nga 20 nëntori i vitit të kaluar.

Policia tha se ka bërë shumë kërkime që nga kjo datë dhe se tash me autorizim të prokurorit të shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke e zbuluar identitetin e saj.

“Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin,  Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan”.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.