
Këshilltari i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike Gani Jakupi, i angazhuar nga Qeveria e Kosovës, ka reaguar për herë të parë pas raportimit të Periskopit se paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj ose 90 mijë euro në vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Jakupi ka shkëmbyer komente me një llogari në Facebook, duke thënë se ka te vërteta në raportim, por se nuk ka të drejtë ta komentojë publikisht.

“Ka t’vërteta e ka edhe rrenë. Ose dezinformim. Por nuk kam t’drejtë me komentue publikisht”, ka shkruar Jakupi.
Lajmi pwr pagwn e tij prej 7 mijw e 500 euro ka nxitur reagime tw mwdha nw vend. /Gazeta10/
