
Komisioni i Garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendim që të inicojë masë disiplinore ndaj Dinamos.
Kjo për shkak se në ndeshjen Dinamo-Suhareka, një person e ka sulmuar gjyqtarin kryesor të këtij takimi me grusht, ku si pasojë është detyruar të shkojë në emergjencë për trajtim mjekësor.
“ndaj: KF ”Dinamo”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A, Dinamo- Suhareka, derisa personat zyrtar nën përcjellje të policisë po shkonin në zhveshtore, në hyrje të tunelit një person i paautorizuar sulmon me grushta gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka është detyruar të shkojë në emergjencë për trajtim mjekësor”.