Gazeta10

U therr me thikë dhe u hodh nga vetura në mes të rrugës, vdes i riu nga Prizreni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme në Prizren, në lagjen Bazhdarhane, ku një person ishte gjetur i shtrirë në tokë.

Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e therjes me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra i riu ka vdekur në QKUK.

Gazeta10 ka raportuar gjatë ditës se viktima që u ther me thikë ishte Auron Thaqi, 26-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, policia konfirmon arrestimin e një personi të dyshuar.

Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire në tokë.

Patrolla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therrur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit,  të njejtin e kanë dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nga informatat e para dyshohet se  viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.

I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit. /GAZETA10/

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë