Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

UBT gati për vitin e ri akademik, programe të ndryshme inovative për studentët

Gazeta10
27 July 2023 - 20:39

Në emisionin veror “Vera10”, i ftuar sonte ishte rektori i kolegjit universitar “UBT”, Edmond Hajrizi i cili foli rreth përgatitjeve që po bënë ky kolegj për vitin e ri akademik 2023-2024.

Hajrizi duke folur për mundësitë që ofronn kolegji UBT për studentët e rinj tha se ka një interesim të madh dhe se në Kosovë ka tri zgjidhje në arsimin e lartë, publike, private dhe UBT, tha Hajrizi.

Ai përmendi stafin akademik, infrastrukturën moderne, inovacionin dhe njohjen në botë si veçori që e dallojnë këtë kolegj nga të tjerët.

“Ne kemi sjellur në Kosovë një kualitet të mirë të arsimit në vend, kemi sjellë programe të reja. UBT njihet si një nder institucionet më inovative në bot botë”, tha Hajrizi.

Ai tutje tha që UBT ka zë vendin e parë në Evropë për ndërmarrësi dhe industrinë 4.0.

“Kemi 400 doktorë shkencë. 7-8 studentë kanë një profesorë, e kanë 5G që se ka askush në Ballkan”, tha Hajrizi.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.