
UBT është vlerësuar nga Këshilli i Ekselencës Botërore nga organizata e njohur për Menaxhimin e Cilësisë – EFQM, për performancë institucionale dhe për nivelin e cilësisë.
UBT-ja është përfshirë në listën e kompanive më të mëdha botërore si: Bosch, Huawei, VAMED dhe Road and Transport Authority (RTA), trasnmeton Gazeta10.
Nga më shumë se 30 kompani që iu nënshtruan një procesi njëvjeçar të vlerësimit nga ekspertët e kësaj organizate, UBT-ja është vlerësuar me pikë maksimale në shumicën e kategorive për performancën institucionale kundrejt menaxhimit global./Gazeta10
