Sport

UEFA me reportazh special për Ballkanin para ndeshjes me Astanan në Ligën e Konferencës

Gazeta10
24 Tetor 2023 - 16:53

Ballkani do të përballet të enjten e kësaj jave me Astanan në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, m skuadrën nga Suhareka që cilësohet si favoritë në letër.

Para ndeshjes me Astanan, UEFA i ka kushtuar një reportazh Ballkanit për triumfin 2-0 ndaj gjigantit kroat, ndërsa ka folur edhe Nazmi Gripshi.

“Në ndeshjen e dytë këtë herë ata mahnitën 24 herë kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb në Prishtinë për fitoren e parë në shtëpi në fazën e grupeve të ndeshjeve evropiane. Çfarë tjetër për kampionin në fuqi të Kosovës? A mund të ëndërrojnë të avancojnë në fazën e nokautit?”, shkruan UEFA.

Për këtë përballje ka folur edhe mesfushori më në formë i skuadrës suharekase, Nazmi Gripshi, i cili potencoi se këtë vit mund të bëjnë diçka më shumë.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur një fitore të madhe ndaj një ekipi që është ndër më të mëdhenj në Kroaci, Dinamo Zagrebi, kemi bërë një ndeshje në “Fadil Vokrri” duke bërë një ndeshje të mirë, duke fituar me rezultat 2-0″.

“Ne jemi bashkë në çdo ndeshje si në fitore apo në humbje, tifozët na qëndrojnë afër”, u shpreh Gripshi.

UEFA theksoi se ndeshja e ardhshme e Ballkanit ndaj Astanas është një mundësi për të ndërtuar një momentum.

“Nga vjet kemi bërë një eksperiencë të mjaftueshme, që këtë vit të bëjmë më diçka më të madhe se vitin e kaluar. Me këtë grup që kemi, trajnerin, presidentin, prapë do të jemi një skuadër konkurruese”, vazhdoi Gripshi.

Viktoria Plzen është aktualisht lider i Grupit C me gjashtë pikë, Ballkani dhe Duinamo Zagrebi me nga tri dhe Astana ende pa pikë.

Natyrisht se kjo është një mundësi e mirë për kampionin e Kosovës që të arkëtojë pikët e plota, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.