Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

UEFA për Kanal10: Jemi në dijeni për moslicencimin e FFK-së, të premten marrim pjesë në kuvend

Gazeta10
23 January 2023 - 14:31

Federata e Futbollit të Kosovës është në proces të licencimit nga ana e Ministrisë, Kulturës ,Rinisë dhe Sportit dhe ende nuk e ka përfunduar një gjë të tillë.

Komisioni Vlerësues për Licencimin e federatave sportive ka kërkuar nga FFK-ja që ti plotësojë disa kritere shtesë në mënyrë që gjithçka të përfundojë.

Njëra ndër to është edhe miratimi i statutit të ri, ku FFK-ja ka thirrur të premten kuvendin e jashtëzakonshëm.

Kanal10 ka pyetur organin më të lartë të futbollit evropian, UEFA-n rreth zhvillimeve të fundit lidhur me FFK-në.

UEFA ka konfirmuar që është në dijeni edhe për procesin e licencimit si dhe rishikimin e statutit.

“UEFA është në kontakt të rregullt me FFK-në, duke përfshirë çështjen e licencimit dhe rishikimin përkatës të Statutit të FFK-së”, thuhet fillimisht në përgjigjen e UEFA-s.

Gjithashtu UEFA ka konfirmuar se ka ofruar eskpertizën e tyre për statutin e ri dhe se do të jenë të pranishëm në kuvendin e 27 janarit.

“Ne kemi ofruar ekspertizën tonë për këtë çështje dhe planifikojmë të marrim pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm më 27 janar. Nuk kemi komente të tjera në këtë pike”, është përgjigjur UEFA./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.