
Gazetari serb Branislav Kërstiq duke komentuar zgjedhjen e kryetarit të ri Listës Serbe, ka thënë se zgjedhja e Zllatan Ellek në krye të Listës Serbe nuk ndyshon asgjë.
Ai me këtë rast në emisionin “Politiko”, në Kanal10 tha se “ujki qimen e ndërron por zanatin nuk e ndërron”. Kërstiq tutje tha që kryetari i ri është drejtor i spitalit në Mitrovicën Veriore.
“Kryetari i ri është politikan pa eksperincë por me këtë asgjë nuk ndërrohet”, tha ai. /Gazeta10/