Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ukraina “feston” Ditën e Pavarsisë (FOTO)

Gazeta10
24 August 2022 - 15:20

Një vit më parë, më 24 gusht, ishte 30 vjetori i pavarësisë së Ukrainës, një gjeneratë e re pilotësh po drejtonin forcat ajrore ukrainase duke fluturuar mbi Sheshin e Pavarësisë në Kiev, shkruan the Guardian, transmeton Gazeta10.

Kolona e avionëve luftarakë drejtohej nga Anton Lystopad, i cili u njoh si një nga pilotët më të mirë të vendit.  Ishte 30 vjeç, i lindur në vitin e pavarësisë. Pothuajse një vit më vonë, në gusht të vitit 2022, Lystopad mori Urdhrin për Guxim nga presidenti, Volodymyr Zelenskiy.  Disa ditë pas ceremonisë, ai u vra në detyrë.

Edhe para luftës në shkallë të gjerë, për ukrainasit, Dita e Pavarësisë ishte festa më e rëndësishme e vitit, dita më e ndritshme, kur nuk mendonin për vdekjen e tiranisë dhe perandorisë sovjetike, por për rilindjen e shtetit dhe të lirisë, shkruan the Guardian.

Këto janë disa fotot nga “festimi” i Ditës së Pavarsisë në Ukrainë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.