
Zlatan Ibrahimovic ka insistuar se ai është ende “numër një”, gjatë kohës që ai është duke u përgaditur për rikthim në fushat e blerta pas një lëndimi të gjatë.
Ibrahimovic është afër të rikthehet në ‘aksion’ pas 9 muajve jashtë fushave pas një operimi në ACL-në e tij.
Pasi e ndihmoi AC Milanin të fitojë trofeun e Scudettos në sezonin 2021/22, “Ibracadabra” u desh të operohëj pas përfundimit të atij sezoni, me përshtypjet e para që ishin se ai do të pensionohej.
Mirëpo, 41-vjeçari kishte premtuar se do të kthehej përsëri, “më fuqishëm se kurrë”, me suedezin që po e mbanë premitimin e dhënë, duke u rikthyer në stërvitje të plota këtë javë.
“Jam mirë, shumë mirë. Jam rikthyer me klubin dhe po ndihem i lirë. Në kohën sa isha jashtë fushave jam munduar të ndihmojë me gjithçka trajnerin, stafin dhe bashkëlojtarët e mi.” kishte thënë Ibrahimovic.
Ibra është i gatshëm të paraqitët me Milanin në ndeshjen e “rossonerëve” që e zhvillojnë këtë të premte ndaj Torinos.