
Gjatë emisionit veror “Vera10”, drejtori i televizionit Kanal10, Arben Ahmeti dhe drejtori i programacionit, Kushtrim Sadiku ndanë detaje nga incidenti që iu kishte ndodhur muaj me parë teksa ishin duke raportuar live në një lidhje nga Brukseli, pas takimit të Kryeministrit Kurti me presidentin serb Vuçiq.
Gazetari Arben Ahmeti duke qeshur tha se shfaqja e personit në Bruksel dha efektin që ne të kemi më shumë lule në ambientet e televizionit tonë.
“Prej që e kam përjetu atë tmerr, plot me lule e kom mbush”, tha Ahmeti.
Nderkaq Kushtrim Sadiku tha që se ka kuptuar zotriu që ne jemi adhurues të florës në përgjithësi.
Ai tuje tha se ishte një moment tepër i veçantë dhe aty shihet reagimi i publikut dhe atë sesa ka qenë me neve publiku.
“Unë kalova mirë Kushtrimi u tut pak”, tha Ahmeti duke qeshur.
Sadiku tha që Ahmeti ka pasur një tërheqje taktike kurse Ahmet tha që qëllimi ishte që mos me ra të dytë, “njëri u dashke me u kujdes për projektin”.
“Ishte siklet i vërtetë, unë e pash shumë më herët zotriun, kishte një shishe në dorë derisa u afru te ne, kamermani Lushi nuk lëvizi fare dhe momenti kur largohëm ishte për të parë a kishte shishe mbrapa sepse i kishte duartë e lidhura mbrapa, kur e pash që nuk e ka shishen e pash që është i dehur dhe nuk ka rrezik”, tha Ahmeti.
Gazetari Sadiku tregoi që personi që iu afru i tha se nëse e shkatërron planetin do të të shkatëroj ty. /Gazetya10/