
Manchester United ka paraqitur një ofertë zyrtare për Mason Mount dhe ajo u refuzua nga Chelsea.
Propozimi i parë ishte 40 milionë funte, por Chelsea gjithmonë ka kërkuar të paktën 70 milionë funte, por menjëherë është refuzuar.
Manchester United do të kthehet me ofertë të re në ditët ose javët e ardhshme pasi Mount është ndër objektivat prioritare të tyre.
United beson se Mount nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me Chelsean, pavarësisht se klubi kërkon ta mbajë atë për një afat të gjatë, raporton Fabrizio Romano.
Nga ana tjetër, Mount, është i interesuar për kalim në Manchester United nëse klubet mund të arrijnë një marrëveshje.