
Kanë përfunduar ndeshjet e para të 1/8-ës së finales në Europaliga, ku u zhvilluan disa ndeshje mjaft interesante. Manchester United triumfoi ndaj Betisit me rezultat 4-1, Arsenali luajti baras ndaj Sportingut 2-2, teksa Juventusi triumfoi ndaj Freiburgut me rezultat minimal 1-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, Unitedi triumfoi pa ndonjë vështirësi kundër Betisit.
Golat për Unitedin i shënuan Rashford, Antony, Bruno Fernandes dhe Weghorst, ndërsa të vetmin gol për Betisin e realizoi Ayoze Perez.
Në anën tjetër, ekipi tjetër anglez, Arsenali ka luajtur baras në ndeshjen e luajtur si mysafir i Sporting Lisbonës.
Për “Topçinjtë” shënuan Saliba dhe një autogol nga Morita, ndërsa për skuadrën portugeze shënuan Inacio dhe Paulinho.
Juventusi ka arritur fitore minimale në shtëpi kundër ekipit gjerman, Feriburg.
Të vetmin gol në këtë ballafaqim e realizoi Angel Di Maria.
Rezultatet a arritura nga ndeshjet tjera në Europaligë janë: Union Berlin – Royale Union 3-3, Bayer Leverkusen – Ferencvaros 2-0, Roma – Sociedad 2-0, Sevilla – Fenerbahçe 2-0 dhe Shakhtar – Feyenoord 1-1.