Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Unitedi vihet pas Kolo Muanit

Gazeta10
02 May 2023 - 23:02

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, dëshiron një sulmues të ri në afatin e ardhshëm kalimtar dhe është duke e favorizuar Randal Kolo Muanin.

Në listën e dëshirave të Djajve të Kuq është edhe sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, mirëpo sipas Sky Sport Germany, favorizohet ylli i Eintracht Frankfurtit.

Kolo Muani ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 12 asistime këtë sezon në Bundesliga, derisa Osimhen e ka gjetur 21 herë rrjetën në Serie A me Partenopei.

Ten Hag ka pranuar se Unitedi ka nevojë për sulmues në afatin e ardhshëm kalimtar, duke qenë se opsionet e vetme janë Anthony Martial, Marcus Rashford dhe i huazuari Wout Weghorst.

Harry Kane i Tottenham Hotspurit është po ashtu në listën e dëshirave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.