Lajme

UNMIK-u e dënon sulmin terrorist në Zubin Potok

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 16:32

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh e ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit të ujit në Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i cili shkaktoi dëme kritike në infrastrukturën thelbësore civile dhe duke ndërprerë furnizimin me ujë.

Ziadeh në platformën X, ka shkruar se ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin.

“Një hetim gjithëpërfshirës transparent është i domosdoshëm për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.