Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ura Ibrit do hapet me orare të caktuara” – Smakiqi për Kurtin: I sëmurë

Gazeta10
20 August 2024 - 18:03

Reagimet e partnerëve ndërkombëtar dhe vendosja e qeverisë Kurti për hapjen e urës së Ibrit po vazhdon të sjell opionione të shumta rreth asaj se çfarë e si duhet ndodhur, raporton Gazeta10.

Sipas njohësit të çështjeve politike, Xhevdet Smakiqi, e gjithë kjo po bëhet për shpërqëndrim vëmendjesh nga dështimet e katër viteve qeverisje.

“Tentativa e Albin Kurtit si një mjeshtër i shpërqëndrimit të vëmendjes nga dështimi që e bëri për moszhvillim të ekonomisë, në varfërimin e qytetarëve, shtrenjëtimin e jetës, shpenzimin e buxhetit, ministrave të korruptuar, drejtorin e KEK-ut që tash iu ngrit aktakuza, mos realizimit të premtimeve për katër viteve, ai është mjeshtër i shpërqendrimit të vëmendjes”, deklaroi Smakiqi.

Tutje sipas tij, Kurti me vendimet që mori dëmtoi pozicionin e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Ai e bëri këtë edhe për fushatë elektorale por edhe për shpërqëndrim vëmendjeje, ndikim emocional të diaspores ndërkohë që e dëmtoi pozicionin e Kosovës karshi ShBA-së”, tha ai.

Sipas Smakiqit, Kurti duket i sëmurë për vëmendje të publikut.

“Nëse hapet ndonjëherë, në kuptimin e qasjes së Bashkësisë ndërkombëtare do të bëhet me atë modelin e teknikave, me digitronin, herë e hapur herë e mbyllur. Ka një kompromis që do të hapet me orar të caktuar dhe atë digitronin do ta mbaj me siguri ndonjë ndërkombëtar ose KFOR-i ose EULEX”.

“Sovranitetin e Kosovës dihet që e mbron KFOR Eulexi dhe Albin Kurti dukej i sëmurë për ta pasur vëmendjen e publikut, e ka degraduar edhe më tutje çështjen e urës”, shtoi Smakiqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.