Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ushqimet i kontrolluan deri në detaje”, Beha: Thaçi e takoi veç nënën, babain dhe bashkëshorten

Gazeta10
13 March 2025 - 20:54

Gazetari, Besian Beha ka dhënë detaje nga vizita e ish-presidentit Hashim Thaçit në Klinikën Interne, ku edhe po trajtohej babai i tij.

Beha ka komentuar në veçanti edhe vërejtjen që iu dha një specialisti në QKUK nga një polic i Speciales, i cili po tentonte t’i fliste Thaçit para dyerve të Klinikës Interne.

“Reagimi i atij policit po duket i vrazhdët, por kur jep urdhër Gjykata Speciale që z.Thaçi duhet me pasë kontakt veç me tre persona, që kanë qenë babai, nëna dhe bashkëshortja e z.Thaçit, atëherë secili kontakt tjetër e zgjon reagimin”, ka thënë Beha.

Tutje, gazetari ka ndarë detaje të tjera nga vizita e Thaçit në Klinikën Interne dhe masat e rrepta që janë marrë nga njësitet e afërta të mbrojtjes.

“Kur ka sjell familja ushqim për z.Thaçin dhe mbase për babain e tij, disa ushqime janë kontrolluar në detaje dhe më pas i janë dorëzu z.Thaçi dhe babait të tij”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.