Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Valdete Idrizi: Stadiumi “Adem Jashari” është prioritet për Komunën e Mitrovicës

Gazeta10
12 March 2023 - 22:49

Emisioni sportiv “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10. Të ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci, analist të përhershëm, së bashku me Valdete Idrizin, Avni Haxhiun dhe Rafet Prekazin.

Gjatë diskutimit për stadiumin “Adem Jashari”, Drejtoresha e Sportit në Komunën e Mitrovicës ka bërë me dije se ky stadium është prioritet për këtë komunë.

“Kemi pranuar 6 kërkesa të ndryshme nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe lirisht mund të them se kemi plotësuar çdo kërkesë të tyre, madje në afat rekord.”, tha Valdete Idrizi.

Më tutje, ajo  thotë kjo gjendje e stadiumit është rrezik edhe për fëmijët, që aty afër kanë edhe shkollën.

“Fajtori kryesor për mosfunksionalizimin e stadiumit është padyshim MKRS-ja, të cilët po e stërzgjatin këtë proces me kërkesa të panevojshme.”, përfundoi drejtoresha e sportit, Valdete Idrizi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.