Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Valon Berisha drejt kalimit në Australi, te Melbourne City

Gazeta10
31 August 2022 - 17:08

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, karrierën pritet ta vazhdojë në Australi, raporton Gazeta10.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, Berisha në fund të afatit kalimtar do të kalojë te skuadra australiane, Melbourne City.

Reims do ta huazojë mesfushorin e kosovës deri në fund të sezonit, por Melbourne nuk e ka të drejtën ta blerjë lojtarin në mënyrë permanente.

Mesfushori nga Podujeva nuk ka luajtur asnjë minutë me skuadrën e Reims këtë stinor në elitën e futbollit francez.

29-vjeçari është pjesë e skuadrës franceze që nga viti 2020, ku u transferua nga Lazio.

Valon Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2016 dhe deri më tani ka zhvilluar 35 ndeshje me ‘Dardanët’. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.