
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 27 shkurt 2026, ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
Derisa kanë mbetur edhe dy ditë deri tek kjo ndeshje, basketbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Valon Bunjaku, ka ftuar të gjithë që t’i mbështesin djemtë e Kosovës të premtën në Prizren.
“Presim përkrahjen e tifozëve tanë”- ka thënë Valon Bunjaku.
Dueli që luhet të premten nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” i takon xhiros së dytë të parakualifikimeve për “EuroBasket 2029”, ku si Kosova ashtu edhe Sllovakia kanë nga një fitore.
Dardanët grumbullimin do ta mbajnë në Prizren, ku edhe do të zhvillohet ndeshja me Sllovakinë, ndërsa do të stërviten nga dy herë në ditë.
Kosova në këtë përballje do të jetë pa Dardan Berishën e Drilon Hajrizin, ndërsa është ftuar amerikani Divine Myles.