
Në seancën e sotme të gjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së, ka vazhduar dëshmia e ish anëtarit të LDK-së kundër Thaçit dhe të tjerëve.
Posa filloi seanca ajo me kërkesë të prokurorisë kaloj e mbyllur për publikun.
Një ditë më parë (të hënën) e përfundoi dëshminë dëshmitarja e parë, ndërsa nisi i dyti, që fillimisht u intervistua nga ZPS-ja.
Prokuroria i ka kërkuar 7 orë kohë për intervistimin e dëshmitarit, mbrojtja e viktimave 15 minuta dhe mbrojtja e të akuzuarve 12 orë.
Dëshmitari, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pyet dje nga ZPS-ja për aktivitetin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.