Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon greva, Reçica: Nga komuna janë ftuar përfaqësues të punëtorëve, jemi të gatshëm për zgjidhje

Gazeta10
23 May 2025 - 10:15

Punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë vazhduar grevën e nisur dje pranë objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes vendosjes së kamionëve të punës si shenjë revolte përpara Komunës.

Në linjë direkte për Kanal10, kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Petrit Reçica bëri të ditur se nga komuna është kërkuar takimi me përfaqësues të punëtorëve.

Reçica u shpreh pro gjetjes së një zgjidhje të këtij problemi, duke thënë se janë të gatshëm për diskutime në tavolinë.

Nuk ka zgjidhje, sot përfaqësuesit e komunës kanë kërkuar ti takojnë përfaqësuesit e punëtorëve. Tash çka ka me  qenë tema e diskutimit nuk e di, por zgjidhje të marrëveshje nuk ka. Nuk pat takim, thjeshtë i njoftuan që kontratën që kemi pas me e nënshkru në fillim të prillit, ne e kemi nënshkruar këtë kontratë sepse ka të bëj komplet me diçka tjetër. Problemin kryesor nuk kemi arrit me e zgjidh po presim, jemi të gatshëm. kemi ofruar, jemi për me bë zgjidhje por nuk po na ftojnë me u ulë në tavolinë“, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.