Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdekja e dyshimtë e 65-vjeçarit në Mitrovicë, policia e cilëson vrasje të rëndë

Gazeta10
10 January 2023 - 19:08

Më parë Gazeta10 raportoi se një person gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete brenda objektit të shurdhmemecëve në Mitrovicë.

Por, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Gazeta10 ka dhënë detaje të reja duke treguar se kanë filluar hetimet për dyshimet se viktima 65-vjeçar me iniciale N.G është vrarë.

““Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”, ka thënë Zahiti për Gazeta10.

Tutje, Zahiti ka thënë se rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e ”veprës penale vrasje.”.

Mediat lokale të Mitrovicës raportuan se sipas dëshmitarëve, viktima dyshohet se u godit me një mjet që përdoret në ndërtimtari, “teshlicë”. Por, ky mbetet informacion i pa konfirmuara nga ana e policisë.//Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.