
Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahri, ka thënë se është tronditur nga vdekja e akademikes Edi Shukri, raporton Gazeta10.
Ajo ka thënë se Shukriu do të mbetet ikonë e kombit shqiptar.
Më tej, ajo ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të saj.
Këtu keni postimin e plotë:
“U trondita thelle nga humbja jote mikja ime e madhe e jetes dhe luftes per liri dhe pavaresi, Edi Shukriu ishe dhe mbetesh ikonë e kombit shqiptar,shkelqeve në gjithë veprat kombëtare, akademike, politike, diplomatike, letrare.
Ngushellime te thella bijes se dashur Erletes dhe mbeses Nia dhe familjes Shukriu dhe miqeve”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10