Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes biçiklisti pasi u përfshi në aksident trafiku me dy vetura tjera në Shtedim

Gazeta10
26 Tetor 2022 - 22:55

Ka vdekur një biçiklist i moshës 30 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 21:45 në magjistralen Podujevë-Merdare, përkatësisht në fshatin Shtedim, raporton Gazeta10.

Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – tha Borovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.