Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes ish-kryediplomati çek që njohu pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
12 November 2023 - 11:27

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Schwarzenberg në vitin 2008 kur ishte në krye të këtij posti, vetëm dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kishte treguar vullnet për ta njohur.

Ndonëse kishte kundërshti të fuqishme nga një pjesë e skenës politike në vendin e tij, veçanërisht nga presidenti i atëhershëm çek, Vaclav Klaus, ai vendosi që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Përndryshe, lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kolegu i tij partiak, ish-ministri i Financave, Miroslav Kalousek, në platformën X.

Ditët e fundit Schwarzenberg ishte shtruar në një spital të Vjenës. Sipas mediave çeke, Schwarzenberg vdiq të shtunën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.